Nderohen të rënët e ushtrisë serbe

2

Përfaqësuesit e tre organizatave simotra të pakicës kombëtare serbo-malazeze , Shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir”, “ Moraça-Rozafa” dhe “ Jedinstvo” me rastin e 11 Nëntorit, ditës së arritjes së paqes në Luftën e dytë botërore, vendosën kurora me lule ne Monumentin e të rënëve të Batalionit të dytë të Brigadës së Moravës të cilët kanë rënë në tokën shqiptare, në varrezat të cilat ndodhen në periferi të Tiranës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë, ndërkohë që këtë vit mori pjesë dhe vendosi një kurorë dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, z. Zheljko Sertiq.
Pas vendosjes së kurorave, anëtarët e pranishëm të organizatave tona vizituan Ambasadën e Republikës së Serbisë, ku biseduan mbi detajet e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe veprimet për çuarjen përpara të marrëdhënieve midis pakicës sone dhe shtetit amë, sidomos për sa i përket të drejtave statutore , kulture dhe ekonomike por dhe veprimeve të përbashkëta për përfitimin e të drejtave që i takojnë në Shqipëri.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k