Ndërroi jetë shenjtëria e Tij Mitropoliti i Malit të Zi Amfillohije.

Mitropoliti Amfilohije Radović vdiq në moshën 83 vjeç nga pasojat e koronavirusit në qendren spitalore në Podgoricë. Feneri i lirisë malazeze dhe rojtari i tronit te patriarkanes së Pejës nuk arriti të dilte fitimtar nga beteja më e madhe e jetës. Amfilohije Radović la një gjurmë të pashlyeshme në Kishën Ortodokse Serbe si një emër i madh i të gjithë serbëve në atdhe dhe rajon.
Metropoliti i Malit të Zi, Amfilohije lindi në Ditën e Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian, me 7 janar 1938, në Radoviq në Moraçen e Poshtme. Emri i tij i femijerise ishte Risto dhe ishtë një pasardhës i Duka Mina Radoviq, një nga vojvodet e parë fisnorë malazezë, i cili bashkoi Moraçën me Mal të Zi në vitin 1820.
Ai e kaloi fëmijërinë e tij në një familje patriarkale, e cila i qëndroi besnike Ortodoksisë në kohërat e vështira të pasluftës dhe ateizmit në rritje nën sundimin komunist. Shkollën fillore e mbaroi në manastirin Moraça dhe seminarin “Shen Sava” në Rakovica në Beograd. Ai u diplomua në Fakultetin e Teologjisë në Beograd në vitin 1962. Së bashku me Fakultetin e Teologjisë, ai studioi filologji klasike në Fakultetin Filozofik në Beograd. Pas mbarimit të kolegjit, ai vazhdoi studimet pasuniversitare në Bernë dhe Romë, ku mori gradën master në Institutin Papnor Lindor (1965). Nga atje, ai shkoi në Kishën Ortodokse të Greqisë, ku qëndroi për shtatë vjet dhe ku mori imazhin engjëllor dhe gradën meshtarake.
Gjatë asaj periudhe, në Athinë, ai mbrojti doktoraturën në Shën Gregory Palamas, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut teologjik të atëhershëm evropian. Pas një viti që kaloi në Malin e Shenjtë, u be profesor në Institutin Ortodoks të Shën Sergius në Paris, dhe nga 1976 u bë asistent profesor, e me pas profesor i rregullt në Fakultetin e Teologjisë së Shen Gjoni Pagezorit në Beograd (më vonë Fakulteti Teologjik Ortodoks i Universitetit të Beogradit) në Departamentin e Pedagogjisë Ortodokse (Katekizëm) me metodat e mësimdhënies. Ai ishte gjithashtu dekan i ketij fakultetit për dy mandate.
Ai mori doktoratën e tij honoris causa nga Akademia Shpirtërore e Moskës në 2003, nga Instituti i Teologjisë i Universitetit Shtetëror Bjellorus në Minsk në 2008 dhe nga Instituti Ortodoks Teologjik i Shën Sergius në Paris në 2012 dhe Akademia Shpirtërore e Shën Petersburgut në 2014. Me vendim të Komitetit Kombëtar të Çmimeve Sociale të Federatës Ruse në 2001, iu dha Urdhri i Lomonosov, në një ceremoni në Kremlin në prani të rreth 4,000 te ftuarve të shquar. Në vitin 2015 u zgjodh anëtar nderi i Akademisë Sllovene të Letërsisë dhe Artit.
Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe e zgjodhi atë Peshkop të Banatit në maj 1985. Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije u zgjodh Metropolitani i Malit të Zi dhe bregdetit me selinë e tij në Cetinje në Dhjetor 1990. Fronëzimi solemn për Mitropolit te Malit të Zi u krye nga Patriarku Serb Pavle me peshkopët më 30 dhjetor 1990 në Manastirin e Cetinjes. Mitropoliti Amfilohije ishte mbajtës i titujve antikë: Ekzark i Fronit të Shenjtë të Pejës, si dhe Kryepeshkop i Cetinjës. Ai ishte anëtar i Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në disa mbledhje. Ai kryesoi atë organ dhe ishte zevendes i patriarkut Pavle nga fundi i vitit 2007 deri në vdekjen e tij, si dhe famullitar i fronit Patriarkal nga vdekja e Patriarkut Pavle, më 16 nëntor 2009, deri në zgjedhjen e Patriarkut Serb Irinej më 22 janar 2010. Ai administroi dioqezën e Rashkës-Prizrenit nga maji 2010 deri në fronëzimin e peshkopit Teodosije të Rashkës-Prizrenit dhe Kosovës-Metohisë, në fund të dhjetorit të të njëjtit vit. Ai administroi Dioqezën e Buenos Aires dhe Amerikën Jug-Qendrore (e cila u krijua me sugjerimin e tij) nga themelimi i saj në maj 2011 deri më sot.
Gjatë sundimit të Mitropolitit Amfilohije, për herë të parë në historinë e Malit të Zi, Mitropolia e Malit të Zi u vizituan nga patriarkë dhe përfaqësues të të gjitha kishave lokale të universit Ortodoks: Patriarku Bartholomej, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Alexei II, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirili, Papa dhe Patriarku i të gjithë Afrikës Peter VII, Kryepeshkop i Justinianit të Ri dhe i të gjithë Qipros Hrizostomi i II, Kryepeshkop i Athinës dhe i të gjithë Greqise Kristodulos, Kryepeshkop i Athinës dhe të gjithë Greqise Jerome, Kryepeshkop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasi, Metropoliti i Kishës Ortodokse të Tokës Çeke dhe Sllovakisë Kristopher. Kjo flet shumë për respektin e madh që gëzonte Mitropoliti Amfilohije.
Mitropoliti Amfilohije ka vizituar shumë hëre komunitetin serb dhe malazez që jeton në Shkodër. Së bashku me klerikët ka mbajtur disa herë liturgjinë e shenjtë në kishen e Shen Trinisë në Vrakë dhe gjithmonë ka predikuar fjalën e Zotit, dashurinë dhe harmoninë midis të gjithë njerëzve. Ne kemi qenë dëshmitarë të fjalëve të tij dhe do t’i kujtojmë me krenari predikimet e Tij.
Përkundër vështirësive dhe fatkeqësive të ndryshme, ai ndihmoi moralisht dhe materialisht shoqatat që përfaqësojnë komunitetin serb në Shkodër dhe Shqipëri. Metropoliti mbështeti dhe përkrahu financiarisht kursin e gjuhës serbe në Shkodër. Me bekimin e tij, u akorduan me dhjetëra bursa per studentët nga pakica jonë që studiojnë në universitet e Beogradit ne R.Serbisë. Kjo është një humbje e madhe për Kishën Ortodokse Serbe dhe për të gjithë besimtarët Ortodoksë.
No comments yet
Comments are closed