Në Cetinjë kremtohet festa e manastirit të Cetinjës dhe Mësonjëtores

DSC_0539-1024x682

Me liturgjinë e shenjtë arkipeshkopale, bekimin e bukës së festës dhe me mbajtjen e akademisë shpirtërore të festës, në Cetinjë sot, me datë 31 tetor u kremtua festa e Apostujve të Shenjtë dhe evangjelistëve Luka dhe Shën Pjetrit të Cetinjës, festa e kryqit e Manastirit të Cetinjës dhe Mësonjëtores së Shën Pjetrit të Cetinjës.
Një grup prej tridhjetë besimtarësh ortodoksë nga Shkodra dhe Vraka, pjesëtarë të popullit tonë mori pjesë në këtë festë të rëndësishme të udhëhequr nga priftërinjtë e kishës ortodokse të Shkodrës Aleksandër dhe Nikola Petani. Ata bashkëshërbyen në liturgjinë e Shenjtë të Zotit, të cilën e mbajtën Hirësia e Tij Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije, edhe arqiepiskopët: Joanikije të Nikshiqit, të Prizrenit dhe Rashkës Teodosije, të Hercegovinës Dimitrije dhe episkopin e Buenos Ajres-it Kiril , të Diokletisë Metodije dhe Atanasije.
Në fjalimin e tij pas leximit të Dhjatës, vladika Teodosije theksoi se populli festoj tre shenjtorë, Shën Lukën, Shën Pjetrin e Cetinjës dhe Shën Pjetrin e dytë Parashikuesin, si apostuj të Krishtin dhe barinj të vërtetë të cilët e ushqyen besimin e njerëzve me Dhjatën e re. Shën Pjetri e mbrojti librin e shenjtë në kohët më të vështira dhe inkurajoi dhe të tjerët të qëndrojnë në rrugën e Krishtit-rrugën e Kryqit dhe që të fitojnë në fund ndaj atyre që konsideroheshin të pamposhtur. Ai tha se në kohët e vështira që jetojmë, besimtarët vetëm Zotit mund ti drejtohen për ndihmë. Ai shtoi se edhe Shën Pjetri i Cetinjës shprehte se pendimi është e fillimi i jetës së re tek Krishti, themel i çdo gjëje që duhet për të marrë Mbretërinë e përjetshme të Krishtit-Mbretërinë e Qiellit.
Peshkopi i Prizreni dhe Rashkës Teodosije bëri thirrje që të ndjekim shembullin e shenjtorëve tanë në rrugën e Krishtit dhe të përqafojmë kryqin e Krishtit. Ai shpjegoi se nuk duhet të frikësohemi nga vdekja dhe rikujtoi shpëtimin e popullit të Izraelit nga Egjipti duke theksuar se ata nuk kanë qënë të fuqishëm për të realizuar qëllimin e tyre dhe të fitojnë ndaj armikut më të fuqishëm, por atë e beri Zoti sepse besonin tek ai dhe Zoti nuk e braktis popullin e vet.
Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije tregoi gjatël fjalës së tij se çdo shërbesë ndaj Zotit është popullore sepse Kisha dhe Liturgjia mbledhin të gjithë, Shpirtin e Shenjtë, Zotin dhe Birin e tij, dhe rreth tyre të gjithë ata që janë pagëzuar në emër të Zotit. Ai lajmëroi se me 11 Nëntor në ditën kur përfundoi dhe Lufta e Parë Botërore, në të gjithë tempujt e Mitropolisë do të bien këmbanat në kujtim të fitores së të mirës, dashurisë, të vërtetës së Zotit ndaj të keqes, urrejtjes dhe krimeve.
Pas shërbimit të Liturgjisë së Shenjtë u bekua dhe Buka e Festës në Manastirin e Cetinjës dhe pas kësaj festa vazhdoi dhe në mësonjëtoren e Cetinjës ku u organizua dhe akademia shpirtërore e festës.

 

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k