Në selinë e shoqatës Moraça-Rozafa rifillon kursi i gjuhës serbe

275px-Српска_азбука_(Times_New_Roman).svg

Të premten, me 14 Shtator, në selinë e shoqatës Moraça-Rozafa rifilloi mësimi i gjuhës serbe nëpërmjet kursit të gjuhës me elementet e identitetit kombëtar. Ky kurs, si e vetmja formë e mësimit të gjuhës amë, mbahet pa ndërprerje që nga marsi i vitit 2008, dhe gjatë gjithë këtyre viteve numri i nxënësve që ndjekin këtë kurs është në rritje. Kursi është bashkëfinancuar nga Zyra për Bashkëpunimin me Diasporën dhe Serbët e rajonit të Republikës së Serbisë me bashkëpunimin shumëvjeçar dhe nën organizimin e shoqatës “Moraça-Rozafa”. Gjithashtu, një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e suksesshëm të tij gjatë gjithë këtyre viteve ka dhënë dhe Mitropolia e Malit të Zi dhe Fortlumturia e Tij, Mitropoliti Amfilohije.

Lektori kryesor nga fillimi është profesori i gjuhës serbe nga Nikshiqi, z. Svetozar Qirakoviq me asistimin e dy ndihmësve të cilët janë dhe njohës të mirë të gjuhës shqipe, me qëllim që nxënësit të përvetësojnë sa më mirë e sa më lehtë gjuhën serbe. Mësimi mbahet 2 herë në javë, të premten dhe të shtunën, ndërsa nxënësit janë të ndarë sipas moshave dhe nivelit të dijes së gjuhës. Pavarësisht  vështirësive dhe sfidave të kohës, Shoqata “ Moraça-Rozafa” ka arritur që të sigurojë mbarëvajtjen e kursit të gjuhës serbe, i cili ka një rëndësi të veçantë për pjesëtarët e pakicës serbo-malazeze të cilët për shekuj me rradhë jetojnë në Shkodër.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k