Pagëzim në të Shtunën e Madhe në Herceg Novi

IMG_0147

Besimtarët ortodoksë nga Shkodra në organizimin e Shoqatës “ Shën Jovan Vladimir” gjatë së Shtunës së Madhe më 11. Prill 2015 iu bashkangjitën bashkëatdhetarëve të tyre nga vendet e rajonit në ceremoninë e Pagëzimit të përbashkët në det të fëmijëve dhe të rriturve të cilën e kreu Mitropoliti i Malit të Zi, Amfillohije Radoviq.
Ata morën pjesë në liturgjinë e shenjtë e cila u organizua në Kishën e Shën Arhangelit Mihalit në Herceg Novi. Pjesë e kësaj shërbese ishte dhe pagëzimi i tridhjetë anëtarëve të rinj të Kishës së Krishtit, midis të cilëve ishin dhe tre fëmijë nga Shkodra, sipas zakonit të vjetër kristian në ujin e detit.
Pas liturgjisë së Shenjtë Mitropoliti Amfillohije tha se kristianët janë me të vërtetë populli i zgjedhur i Zotit.
“ Edhe vetë Krishti para kryqëzimit të tij i tha nxënësve të tij të parë, dhe nëpëmjet tyre të gjithë neve: Unë ju zgjodha nga jeta, nëse bota më urren ata do tju urrejnë dhe ju, nëse bota më puthi, edhe juve do ju puthin” tha Mitropoliti i Malit të Zi.
Ai tha se një gëzim i veçantë për festën e sotme dhe pagëzimi kolektiv.
“ Ata të gjithë janë për mua nunë, dhe me të veçantit për mua janë vëllezërit e motrat tona nga Shkodra. Nuk duhet të harrojmë se Shkodra është vatra jonë shekullore. Në Shkodër dhe rrethinat e Tivarit, si dhe një pjesë të Malit të Zi ka sunduar dhe Shën Jovan Vladimiri”, tha Mitropoliti Amfillohije.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k