Në ditën e armëpushimit te Luftës së Parë Botërore, përfaqësuesit e të gjitha shoqatave serbe bënë nderime prane varrezes se ushtarëve serbë që vdiqën në territorin e Shqipërisë.

IMG_0282

Në ditën e armëpushimit te Luftës së Parë Botërore, përfaqësuesit e të gjitha shoqatave serbe perkujtuan ushtaret serbë që vdiqën ose u vrane në territorin e Shqipërisë.
Të hënën, 11 Nëntor, me iniciativën e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë, përfaqësuesit e të gjitha shoqatave që përfaqësojnë pakicën serbe në Shqipëri nderuan kujtimin e ushtarëve te rënë serbë, të cilët humbën jetën në Luftën e Parë Botërore, gjate tërheqjes nëpër territorin e Shqipërisë. Ceremonia u organizua në varrezat civile në Tiranë dhe filloi saktësisht në orën 11.

Në emër të shoqatës Moraca-Rozafa, në ceremoni morën pjesë presidenti i shoqatës, z. Pavle Brajoviq, dhe anëtari i shoqatës, z. Omer Stankovic. Në emër të Shoqatës së Shën Jovan Vladimirit, kurora vendosi kryetari i shoqatës z.Z. Ajkoviq dhe në emër të shoqatës Jedinstvo nga qyteti i Fierit kurora u vunë nga kryetari i shoqatës Jedinstvo Z. Ekrem Duleviq dhe bashkëpunëtorët e tij. Të pranishëm gjithashtu në këtë përkujtim solemn ishin përfaqësues të shoqatës së re Skadarlija me qendër në Tiranë, të kryesuar nga presidenti i kësaj shoqate, Z. Salko Brajoviq.
Pas vendosjes se kurorave, fjalen e rastit e mbajti Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë Z. Miroljub Zariq. Pas një minutë heshtje ne kujtim të tyre, Ambasadori i Republikës së Serbisë z. Zariq nder te tjera theksoi se “kjo është një datë domethënëse për ne dhe është mirë që komuniteti ynë i vogël serb në Shqipëri dhe ju, si anëtarët më aktivë, jeni mbledhur per te ruajtur kujtimin e të parëve tanë që  humben jetën e tyre. në tërheqje në luftimet në territorin shqiptar. Fatkeqësisht, regjimet që ekzistuan nuk lejuan atë që është e krishterë dhe civilizues qe te kënë të paktën nje vend per te ruajtur eshtrat e tyre dhe vend ku janë varrosur. Por ndërsa jeni këtu, unë jam veçanërisht i kënaqur që të rinjtë janë këtu, dhe jam i sigurt që ju do të ruani kujtimin per bashkatdhetarëve tanë dhe se do të luftoni, por me mjete të tjera, njohuri, me dije, ndershmëri dhe vlera të reja, dhe se e vërteta për vuajtjet e serbëve dhe vështirësitë e të mbijetuarve të Serbisë do të jetojnë në këtë mjedis dhe të gjeni një gjuhë të përbashkët me të rinjtë shqiptarë, në mënyrë që nga njëra anë një gje e tillë të mos përsëritet kurrë, dhe nga ana tjetër të ndërtojë një botë të re, një jetë të përbashkët në këtë rajon. Unë gjithmonë u them shokëve tanë të huaj Ballkani është i vogël, por ka mjaft vend si për serbët ashtu edhe për shqiptarët dhe për të gjithë popujt e tjerë që jetojnë në këtë rajon”, përfundoi Ambasadori i Republikës së Serbisë z. Miroljub Zariq.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k