Rifilloi emetimi i emisionit televiziv te perjavshem ne gjuhen serbe.

9623238E-C432-4177-BAA3-F7D3C12F2F34

Me daten 19 shtator te ketij viti ne televizionin lokal Tv-Kopliku filloi emetimi i emisionit te perjavshem televiziv ne gjuhen serbe. Edhe kete vit Shoqata serbo-malazeze “Moraca-Rozafa” eshte pergjegjese per realizimin dhe mbikqyrjen e mbarevajtjes se ketij projekti. Realizimi i tij u be i mundur ne saje te miratimit dhe bashkefinancimit te tij nga ana e Ministrise se Kultures dhe te Informimit te R.Serbise.
Edhe pse ky vit ishte finaciarisht i veshtire per shkak te pandemise globale, Ministria e kultures gjeti dhe miratoi fonde per te mundesuar emetimin e ketij emisioni qe ka tete vjet radhazi qe realizohet, dhe eshte i vetmi emision televiziv ne gjuhen serbe ne Shqiperi. Ky emision jepet cdo te shtune ne oren 18.00 dhe riperseritet te dielen ne oren 15.00.
Shoqata “Moraca-Rozafa” permes aktivisteve dhe anetareve te saj realizoi me sukses shfaqjen e pare te ketij edicioni kete te shtune me daten 19 Shtator.
Drejtuesit e Shoqates “Moraca-Rozafa” shpresojne qe ky emision te jepet panderpreje dhe jane duke bashkepunuar me institucionet e shteti serb per financim te vazhdueshem te ketij projekti.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k