Rifilloi emisioni i lajmeve në gjuhen serbe në televizionin lokal Tv-Kopliku

IMG-61f61eadc3919ec54aaa1080bfc12b06-V-540x432

Sot rifilloi emetimi i lajmeve në gjuhen serbe në televizionin lokal Tv-Kopliku. Ky emision mundësohet nga bashkëfinancimi i Ministrisë së Kulturës së R.Serbisë. Eshte viti i pestë pandërpreje që ky transmetim realizohet nga bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës së R.Serbisë me shoqaten e pakices serbo-malazeze Moraça-Rozafa në Shkodër. Është përcaktuar që emisioni të transmetohet çdo të shtunë nga ora 19:00 deri në orën 20:00 dhe ritransmetimi të bëhet të dielën nga ora 13:00 deri në 14:00.

Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi shumëvjecar midis Ministrisë së Kulturës dhe shoqatës “Moraca-Rozafa” është rritja e informimit në gjuhën serbe për pjesëtarët e popullit serb në Shkodër, e mundësuar nga hapësira e madhe të frekuencave të këtij televizioni si dhe ruajtja dhe promovimi i gjuhes serbe si instrument per forcimin e identitetit dhe perkatesise nacionale.

Ky emision përveç lajmeve, në gjysmën e dytë të tij shfaq dokumentarë, këngë dhe muzikë nga folklori i popullit Serb, si dhe përbajtje historike dhe kulturore mbi popullin tonë. Vlen të përmendet që per realizimin e këtij projekti punohet me shumë pasion nga ana e gazetarëve të cilët jane aktivistë të shquar të shoqatës Moraca-Rozafa dhe stafit te Tv-Koplikut që është shumë i predispozuar të japë kontributin e vet në realizimin e këtij transmetimi .
Kohëzgjatja e emetimit te tij do të jetë deri në fillim të muajit dhjetor duke shpresuar që në një të ardhme të afërt ky emision të jetë i përjavshem dhe pa shkeputje në kohë.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k