Rifillon emisioni televiziv në gjuhën serbe

gordana

Emisioni televiziv në gjuhën serbe, një projekt i shoqatës së pakicës serbo-malazeze në Shkodër “ Moraça-Rozafa” i cili vazhdon përgjatë 5 viteve, rifilloi emetimin e sezonit të ri me 6 Gusht në televizionin lokal TV Kopliku. Vazhdimi i projektit edhe për këtë vit u mundësua falë financimit nga fondet që Ministria e Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë jep në mbështetje të mediave në gjuhën serbe në vendet e rajonit.
Qëllimi i këtij projekti është promovimi i gjuhës, kulturës dhe shpërndarja e informacionit për pakicën kombëtare serbo-malazeze, e cila jeton me shekuj në Shkodër, si dhe në Shqipërinë veriperëndimore. Emisioni prej 60 minutash në javë do të përmbajë në pjesën e parë të programit rubrikën për informimin e pjesëtarëve të popullit tonë në gjuhën serbe, nëpërmjet aktualiteteve me interes nga Shqipëria, vendet amë, rajoni dhe bota nga fusha e politikës, kulturës, ekonomisë dhe sportit. Gjithashtu, ky program televiziv do të shërbejë si dritare për pjesëtarët e popullit tonë për ndjekjen e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe fetare të cilat shoqatat e minoritetit organizojnë për ruajtjen dhe zhvillimin e elementeve të identitetit kombëtare dhe gjuhës serbe si element kyç i këtij identiteti.
Në pjesën e dytë shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin përmbajtje të ndryshme muzikore dhe filmash, seriale, dokumentarë për Serbinë dhe popullin serb si dhe për bukuritë natyrore, zakonet, kulturën dhe jetën në Serbi dhe në vendet e tjera ku populli serb jeton.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k