Shefi i Kabinetit të Presidentit të R.Serbisë z.Nikola Selakoviq takohet në Shkodër me përfaqësuesit e pakicës serbe dhe malazeze.

poseta 1

Me datën 19/11/2019 shefi i Kabinetit te Presidentit te Republikës së Serbise z.Nikola Selakoviq i shoqëruar nga ambasadori i R.Serbisë në Tiranë z.Miroljub Zariq vizitoi ambientet e shoqatave qe përfaqësojnë pakicën serbe dhe malazeze në Shkodër respektivisht, shoqatat ”Moraça-Rozafa” dhe ”Sh.Jovan Vladimir”. Gjate kësaj vizite z.Selakoviq pati një takim të përzemërt me përfaqësuesit dhe disa nga aktivistët kryesorë të këtyre shoqatave që zgjati rreth 1 orë e 30minuta.

Çështjet që u diskutuan kishin të bënin me rritjen e rolit te shtetit serb në përkrahje të interesave të pjesëtarëve të komunitetit serb dhe malazez që jeton në Shkodër si dhe krijimin e lehtësirave për studentët që i përkasin kësaj pakice dhe që studiojnë në fakultetet e Beogradit. Gjithashtu u diskutua edhe për të drejtën e paisjes me pasaportë të R.Serbisë për të gjithë ata që plotesojnë kushtet për plotësimin e formularit të deklarimit.

Në fjalën e tij shefi i kabinetit te presidentit Vuçiq përcolli përshëndetjen e Presidentit për komunitetin tonë dhe shprehu edhe një herë gatishmërine e shtetit që ai përfaqëson, për të mbështetur dhe avancuar në të gjitha format ligjore aktivitetin e shoqatave Moraça-Rozafa dhe Sh.Jovan Vladimir edhe në funksion të bashkjetesës dhe paqes.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k