Shoqatat që përfaqësojnë pakicën kombëtare serbe dhe malazeze në Shkodër, festuan ditën e Shën Savës.

428087B5-7B5A-4F56-B619-04725229C4C7

Të dielën me datën 2 Shkurt Shoqatat që perfaqësojnë interesat e pakicës kombëtare serbe dhe malazeze në Shkodër dhe Shqipëri, në bashkëpunim me Mitropolinë e Malit të Zi, dhe me bekimin e Kryepeshkopit të Kishes ortodokse shqiptare z.Anastas dhe kryepeshkopit të Mitropolisë së Malit të Zi z.Amfilohije, organizuan dhe festuan solemnisht ditën e Shën Savës në Shkodër.

Liturgjia e Shenjtë në Kishën e shën Trinisë në Vrakë e shërbeu Kryeprifti Arsenije Radoviq, nën shoqerimin e famulltarit të kishës së Vrakës Ivan Popoviq dhe klerikëve Blagoje Rajkoviq dhe Ranko Radonjiq. Në liturgjinë e Shenjtë morën pjesë besimtarë nga Vraka, Shkodra, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët u mblodhën rreth emrit të Shën Savës, Shkëlqesia e Tij të Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, z.Miroljub Zariq i shoqëruar nga konsulli z.Dragan Savić, kryetari i Shoqatës “Shën Jovan Vladimir” z.Zoran Ajković, kryetari i Shoqatës “Morača-Rozafa” z.Pavle Brajović, si dhe studentë të klasave të dyta dhe të pesta të Teologjisë së Shën Pjetrit të Cetinjës me profesorët e tyre. Pas marrjes së naforës, Kryeprifti Arsenije Radoviq, pasi uroi festën, u shpreh që të mblidhemi rreth emrit të Zotit dhe Ngushëlluesit të tij të Shenjtë, Shën Savës dhe të gëzohemi me njëri-tjetrin. At Arseni kujtoi gjithashtu fjalët e njohura të Serafim Sarovskit, ‘Krishti u ringjall, gëzimi im’. “Dhe në këtë ditë të bukur edhe ne duhet të gëzohemi dhe t’i lutemi njëri-tjetrit, për tu afruar njëri-tjetrin, sepse nuk mund të bëjmë pa njëri-tjetrin. Shpesh njeriu do që të shkojë vetëm në parajsë. Por nuk ka parajsë që mund të hyjmë të vetëm. Sot njeriu përpiqet të qetësohet, por përsëri ai ka nevojë për fqinjin, kemi nevojë për një mjek. Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht i drejtohemi Krishtit, Perëndisë tonë, si një mjek i trupit dhe i shpirtit, për të na shëruar, për të na çliruar, për të na qetësuar, për të na dhënë të gjitha gjërat e mira që i duhen çdo njeriu. Prandaj, Zoti mund të na shërojë me lutjet e Atit të Shenjtë të Savës sonë që ne sot e festojmë, dhe të të gjithë Etërve të Shenjtë, dhe të bekojë të gjithë ne që të dimë dhe të shohim dhe të ndiejmë se të tjerët duhet të jenë gëzim. Shpirti ynë le të gëzohet, së pari tek Zoti ynë i përjetshëm, tek fqinji ynë, dhe pastaj për të gjithë njerëzit që janë këtu, që janë fqinji ynë, ata që bëjnë vullnetin e Atit tim, thotë Zoti në Ungjill. Të gjithëve, ju uroj shëndet dhe shpëtim, gëzim dhe bekimin e Zotit, që të jemi rreth Shën Savës ”, tha At Arseni.

Pas liturgjisë së shenjtë, festimi i Shën Savës vazhdoi në ambientet e Shoqatës Moraça-Rozafa në Shkodër, me akademinë ceremoniale, në të cilën At Arseni ndau bukën e festës. Fjalën e rastit e mbajti kleriku Blagoje Rajkoviq, profesor i Teologjisë së Cetinjës. Në programin e Akademisë me poezi dhe recitime morën pjesë Nedeljko Ajković, Anabela Musić, Gordana Radović, Bojana Radonjić, Mirjana Radonjić, Stefan Radonjić, studente të Teologjisë së Cetinjës dhe nxënësit e kursit të gjuhës serbe në Shkodër.

Gjatë akademisë, u prezantuan dhe u ndanë edhe diplomat e Shën Savës, me motivacionin për ruajtjen e kulturës dhe traditave serbe dhe trashëgimisë së Shën Savës në Shkodër. Diploma morën z,Pavle Brajoviq, z.Simo Ajkoviq, Ambasadori i Republikës së Serbisë në Shqipëri z.Miroljub Zariq, z.Budimir Dubak, zj.Stojanka Dubak, z.Svetozar Cirakovic, dhe Ymer Stankoviq. Në përfundim të akademisë, të gjithë të pranishmit kënduan himnin e Shën Savës.

Pastaj, u organizua një drekë festive për të gjithë, në të cilën shkrimtari Budimir Dubak, ish-Ministër i Fesë dhe Kulturës në Qeverinë e Republikës së Malit të Zi, falënderoi në emër të fituesve të diplomave të shën Savës. Në emër të mikpritësve, të ftuarit u përshëndetën nga z.Pavle Brajoviq dhe z.Zoran Ajkoviq. Nga Shkodra e lashtë, të pranishmit dërguan një mesazh mbrojtjeje për të gjithë objektet e kultit në Mal të Zi, qofshin ato ortodokse, katolike apo islame, që të gjithë të jetojmë në paqe e harmoni, o Shën Savë na ndihmo.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k