Urim me rastin e festës kombëtare të Republikës së Serbisë

dan_drzavnosti

Me rastin e ditës së Republikës së Serbis, Shoqata ortodokse “ Shën Jovan Vladimir”, Shoqata e pakicës kombëtare Serbo-Malazeze “ Moraça-Rozafa” dhe shoqata “ Skadarlija” i urojnë të gjithë bashkëatdhetarëve dhe udhëheqjes së Republikës së Serbisë, si dhe të gjithë Serbëve në botë festën e republikës së shtetit tonë amë, Republikës së Serbisë.
Në të njëjtën kohë, në këtë ditë i drejtojmë dhe dëshirat më të sinqerta për një Serbi të prosperuar dhe të begatë të të gjithë qytetarëve të saj brenda dhe jashtë saj, si një shtëpi e të gjithë njerëzve tanë kudo që të ndodhen , e cila do të kujdeset për të gjithë ata dhe interesat e tyre. Dëshirat dhe urimet tona shkojnë gjithashtu për arritjen e zgjidhjeve të rëndësishme për zhvillimin e saj dhe avancimin e saj në rrugën e integrimeve europiane.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k