Vizita e Hirësisë së Tij, Patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë, Kiril në Tiranë

DSC_4068

Kisha Ortodokse Shqiptare dhe i gjithë populli Orthodse i Shqipërisë, si dhe serbët e fesë ortodokse, përshëndetën ardhjen e Hirësisë të tij, Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill nga 28-30 prill. Vizita e tij është me rëndësi historike, sepse të dy kishat dhe njerëzit e tyre kanë përjetuar dhe mbijetuar persekutimin e regjimeve komuniste në dekada.
Përfaqësuesit e shoqatës “Shën Jovan Vladimirit” së bashku me besimtarët e tjerë orthodoksë nga Shkodra u bashkuan për ti dhënë mirëseardhje madhështore Patriarkut rus, si dhe për të marrë pjesë në Liturgjinë e Shenjtë, i cili u mbajt nga të dy krerët e kishave motra.
Gjatë fjalës së tij, pas adhurimit të besimtarëve, Patriarku Kiril theksoi vuajtjet dhe përvoja të vështira që pasuan ekzistencën e kishave përgjatë shekujve, prishjen e kishave, vrasjen e klerit dhe klerikë, por siç shtoi ai, jeta dhe besimi ishin ringjallur, dhe kisha gjithashtu u rrit. – “Gjaku i Dëshmorëve është gjithashtu fara e krishtërimit” – deklaroi ai.
– Ne vazhdojmë të festojmë Pashkët, ringjallja e Krishtit është një shërim dhe mjet për të shëruar jetën tonë të vdekshme që është paralizuar nga mëkati dhe i largët nga Perëndia. Pashkët janë një ndryshim i mbinatyrshëm në jetën tonë. Prandaj, Perëndia ynë, Jezu Krishti, u flijua dhe u ngjall për shpëtimin tonë. Pashkët janë një fitore mbi të keqen në këtë botë. Fuqia dhe heroizmi i ortodoksëve nuk është agresioni apo dëshira për hakmarrje, por qëndron në gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të shërbyer këtë të vërtetë-tha Shenjtëria e tij, Kiril.
Ai përfundoi fjalën e tij me fjalët e Shën Kosmos nga Etolia, martir nga vendi ynë. – ” Zoti i Gjithpushtetshëm ka shumë emra të ndryshëm, ai quhet Drita, Jeta, dhe Ringjallja, por emri i tij kryesor është dashuri. Dashuria e Tij na jep jetë dhe, ku ai ekziston, vdekja nuk është e mundur….”
Hirësia të Tij, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastasia, përshëndeti Patriarkun i Kishës Ruse me fjalët “I bekuar është ai që vjen në emër të Zotit”. Ai vuri në dukje bashkëpunimin me dekada të gjatë dhe uroi Kiril shëndet dhe jetë, plot besim për të udhëhequr popullin besimtar rus drejt jetëgjatësisë dhe dritës së Kryqit dhe Ringjalljes.
“Krishti u ringjall – Me të vërtetë u ringjall”, – përshëndeti Fortlumturia e Tij, z. Anastas.
Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse gjithashtu pati takime shumë të përzemërta me zyrtarët më të lartë të shtetit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Me vizitën në Kishën e Shën Vlashit, pjesëmarrjen në Akademinë teologjike “Ngjallja e Krishtit”, koncertin e Korit të Sinodit Moskës dhe ekspozitën e ikonografisë ruse, Patriarku Kiril përfundoi vizitën e tij në Shqipëri.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k