Festimi i ditës së Shën Savës në Shkodër

IMG_3863

Në Vrakë në kishën e “ Shën Trinisë” me dt. 29 Janar 2017 besimtarët ortodoksë dhe pjesëtarët e pakicës kombëtare Serbo-Malazeze në Shqipëri festuan ditën e Shenjtorit të parë Serb Shën Savës. Me këtë rast u organizua Liturgjia e Shenjtë të cilën e udhëhoqi Hirësia e Tij Mitropoliti i Malit të Zi Amfilohijeme bekimin e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastasit , bashkë me priftërinjtë e Mitropolisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodoske Autoqefale të Shqipërisë.
Kjo ditë shënon në të njëjtën kohë dhe jubilenë prej 25 vitesh nga shërbesa e Liturgjisë së parë në vendin ku ndodhet kisha e Aleksandër Nevskit pas dekadave të tëra të rregjimit komunist.
Mitropoliti Amfilohije pas liturgjisë iu drejtua besimtarëve duke iu rikujtuar se qyteti i Shkodrës ka qënë gjithmonë qendër e Ortodoksisë në të cilin kanë sakrifikuar jetën një numër i madh besimtarësh dhe priftërinjsh në kohën kur feja ishte e ndaluar. Ai përmendi në ligjëratën e tij shkatërrimin në atë kohë të një numri kishash si ajo e Aleksandër Nevskit apo dhe Arkangelit Mihailo , ku në fillim të shekullit të 20-të në një varr të madh janë prehur 8 mijë të rënë serbë dhe malazezë për çlirimin e qytetit të Shkodrës nga robëria shumëshekullore osmane.
– Sakrifica e tyre është themel i bashkësisë së popullit shqiptar dhe popullit tonë sepse ata dhanë jetën e tyre për fqinjët dhe lirinë e këtij qyteti- shtoi mitropoliti Amfilohije.
– Ne sot jemi mbledhur gjithashtu sot këtu të kujtojmë Zotin tonë Krishtin dhe Shën Pjetrin si dhe ti lutemi Zotit për ti prehur në paqe shpirtrat e 400 vullnetarëve amerikanë të cilët para 101 vitesh sakrifikuan jetët e tyre për lirinë- vazhdoi ligjëratën e tij Mitropoliti.
Më pas grupi i besimtarëve u nis në vendin e quajtur Medovo afër qytetit të Shëngjinit ku u shërbye parastosi në vendin ku para 101 vitesh u fundos anija “ Brindizi” e cila transportonte vullnetarët amerikanë të cilët erdhën për të të ndihmuar në luftën për liri si pjesë e kontigjentit nga Amerika dhe Kanadaja gjatë Luftës së Parë Botërore. Mitropoliti gjatë parastosit përmendi të gjithë emrat e njohur të tyre dhe për nder të tyre vendosën kurora Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë z. Miroljub Zariq, përfaqësuesit e Serbëve nga Mali i Zi dhe përfaqësuesit e shoqatës të minoritetit Serbo-Malazez “ Moraça-Rozafa” dhe të shoqatës Ortodokse “ Shën Jovan Vladimir”. Me këtë rast, Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri z. Donald Lu, duke kërkuar ndjesë për pamundësinë për të marrë pjesë në këtë ceremoni, dërgoi telegram me përshëndetjet dhe falenderimet e tij për përkujtimin e sakrificës së vullnetarëve nga Amerika, simbol i afërsisë së popujve të Ballkanit me Shtetet e Bashkuar.
Në orët e mbrëmjes në sallën e tejmbushur të teatrit “ Migjeni” u mbajt Akademia Kulture e Shën Savës. Të pranishmit i përshëndetën prifti i Kishës Ortodokse të Shkodrës at Nikolla Petani dhe kryetari i shoqatës së minoritetit Serbo-Malazez në Shqipëri “ Moraça-Rozafa” z. Pavlo Jakoja Brajoviq. Në pjesën kulturore-muzikore interpretuan lahutarët nga Mali i Zi si dhe ansamblet e fëmijëve nga Shkodra, Podgorica dhe Herceg Novi.

IMG_3870

 

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k