Festimi i Vigjiljes dhe Krishtlindjeve në Vrakë

IMG_3394

Festa me e gëzueshme e krishterë, lindja e Jezu Krishtit sipas kalendarit Julian u festua në Vrakë nga pjesëtarët e pakicës kombëtare serbo-malazeze nga Vraka dhe Shkodra sipas traditës së vjetër sllave duke u mbledhur dhe ndezur drunjtë e festës në kishën e Shën Trinisë në Vrakë. Koha me shi nuk i pengoi të as të vegjlit as të rriturit ти gëzohen kësaj dite e cila simbolizon ndjezjen e zjarrit i cili e ngrohu trupin e Isusit të vogël  dhe ngrohtësinë e përjetshme të vullnetit të Zotit për njerëzit në botë.

Priftërinjtë e Mitropolisë së Malit të Zi me në krye atë Radomir Nikçeviq në shoqërinë e priftit të Shkodrës atë Nikolla Petani bekuan me lutje ndezjen tradicionale të drunjve dhe përcollën mesazhin se besimi duhet ruajtur dhe transmetuar në brezat e ardhshëm sepse vetë besimi i paraardhësve tanë i transmetimi i vlerave fetare dhe kombëtare tek ne na kanë mundësuar që populli Serb të egzistojë në këto hapësira dhe për këtë besim si dhe për ata duhet të jemi mirënjohës.

Të nesërmen, të Enjten me dt. 7 Janar me bekimin e Hirësisë së Tij Mitropolitit të Malit të Zi, z. Amfilohije dhe Hirësisë së Tij Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare Anastas  për të gjithë pjesëtarët ortodoksë të popullit tonë dhe bashkëatdhetarët tanë të besimeve të tjera u mbajt the Liturgjia e Shenjtë ku atë Radomir Nikçeviq tregoi së apostuj dhe shenjtorë kanë kaluar në këtë tokë të bekuar, sidomos për jetën dhe sakrificën e Shën Jovan Vladimirit për fenë ortodokse.

Pas kungimit fëmijëve të pranishëm iu ndanë dhe dhuratat e Krishtlindjes. Në ceremoni mori pjesë dhe Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë z. Miroljub Zariq si dhe akademikë, biznesmenë dhe shkrimtarë ng Mali i Zi.

Pas shërbesës së liturgjisë të gjithë u drejtuan në varrezat e Shkodrës ku dhe u shërbye parastosi në vendim e përmendores së sapongritur të të vrarëve në Luftën e Parë Botërore  në Shkodër mes të cilëve dhe 156 Serbë e Malazezë dhe 38 Rusë.

Më pas grupi i priftërinjve dhe besimtarëve mbajti një ceremoni përkujtimore ndaj vuajtjeve dhe veprës heroike të ushtrisë Serbe gjatë Luftës së Parë Botërore në qytetin e Shëngjinit  në portin e të cilit u krye dhe transporti i pjesës më të madhe të ushtrisë drejt Greqisë nga forcat aleate.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k