Festohet Dita e lindjes së Jezu Krishtit në Vrakë

IMG_20170108_101838

Festimet e Krishtlindjeve në Vrakë pas ndezjes së drunjve të bekuar dje, vazhduan dhe sot me mbajtjen e Liturgjisë së Shenjtë në kishën e Shën Trinisë në Vrakë e cila u mbajt nga miku i bashkësisë tonë atë Radomir Nikçeviq bashke me pastorin e Shkodrës atë Nikolla Petani,. Bashkë me besimtarët në liturgji morën pjesë ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë z. Miroljub Zariq, kryetari i shoqatës “ Moraça-Rozafa” Pavlo Brajoviq, kryetari i Shoqatës ortodokse” Shën Jovan Vladimir” z. Simo Hajkoja dhe personalitete të tjera.
Pas kungimit të besimtarëve atë Radomiri iu uroi të gjithëve Krishtlindjen duke iu përcjellur atyre përshëndetjet dhe bekimin e mitropolitit të Malit të Zi Amfilohije si dhe duke falenderuar dhe Kryepeshkopin e Shqipërisë Hirësinë e tij Anastas për mundësimin e shërbesës në këtë kishë. Me këtë rast atë Radomir Nikçeviq i ndau të pranishmëve dhe sidomos fëmijëve dhuratat nga ana e Mitropolitit Amfilohije.
Pas kësaj për të gjithë të pranishmit u organizua dhe tryeza e Krishtlindjes në restorantin e njërit nga njerëzit tanë, Ymer Stankoviq.

 

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k