Jepen bursat studimore për studentët nga Serbia në Beograd

belgrade-private-city-tour-in-belgrade-209454

Duke ndjekur dhe praktikën e viteve të mëparshme dhe falë dhe advokimit të Zyrës për Diasporën dhe Serbët e Rajonit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë edhe këtë vit shkollor studentëve nga rradhët e pakicës kombëtare Serbe në Shqipëri do tu mundësohet që pa konkurs të ndjekin studimet në institucionet arsimore të larta dhe fakultetet e Republikës së Serbisë me financimi nga buxheti shtetëror si bursantë të Qeverisë së Serbisë.
Pesë nga nxënësit më të mirë nga rradhët e pakicës sonë në Shkodër dhe tre nga rradhët e maturantëve nga Fieri do të mundet që në kuadër të projektit “ Serbia për Serbët e rajonit” të ndjekin studimet bashkë me bashkëmoshatarët e tyre. Me këtë atyre do tu mundësohet që të shkollohen në mënyrë cilësore, të perfeksionojnë përmes studimeve dhe dijet e gjuhës serbe dhe gjithashtu të afrohen me shtetin e tyre amë dhe të forcojnë ndjenjën e tyre të përkatësisë kombëtare. Krahas kësaj edhe pakica jonë pas mbarimit të suksesshëm të studimeve do të përftojë kuadrot njerëzorë aq të nevojshëm për tu angazhuar në çështjet e afirmimit të identitetit Serb dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive kombëtare të pakicës tonë në Shqipëri.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k