Shenjtërohet Katedralja e Shën Jovan Vladimirit në Bar

IMG_3809

Përfaqësuesit e shoqatave Serbe në Shqipëri, z. Pavlo Brajoviq, kryetari i Shoqatës së Pakicës Serbo-Malazeze në Shqipëri “ Moraça-Rozafa” dhe Simo Ajkoviq , kryetari i Shoqatës Ortodokse “ Shën Jovan Vladimir dhe kryetari i Shoqatës së Serbëve të Shqipërisë ” Jedinstvo” z. Eqerem Duleviq bashkë me besimtarë të shumtë nga Shkodra me ftesë të Hirësisë së tij Mitropolitit të Malit të Zi Amfillohije morën pjesë në ceremoninë historike të shenjtërimit të Katedrales madhështore të Shën Jovan Vladimirit në Bar , në Mal të Zi. Në prani të njerëzve të shumtë , ceremoninë e shenjtërimit e udhëhoqi Fortlumturia e tij Patriarku i Jeruzalemi Teofili i Tretë, me bashkëshërbesën e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Serb Irinej, ku dhe shërbeu dhe liturgjinë e parë të Shenjtë arkipeshkopale.
Gjithashtu gjatë ceremonisë shërbyen dhe Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare Anastas, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Mitropoliti i Shkupit Jovan dhe përfaqësues të kishave të tjera simotra.
Mitropoliti Amfilohije gjatë fjalës së përshëndetjes tha se Shën Jovan Vladimiri ka qënë mbajtës i kryqit të Krishtit, i cili ruhet nga Patriarku i Jeruzalemit dhe mbajtësi i forcës së ngjalljes së Krishtit.
“ Kisha e Zotit e mbledhura këtu nga të gjitha anë është dëshmi dhe mbajtëse e forcës së Krishtit të kryqëzuar dhe të ringjallur, bashkë me ju si mbrojtësi i Varrit të Tij të Shenjtë dhe të gjithë objekteve të Shenjta në Tokën e Shenjtë. Për këtë bekojeni këtë popull si trashëgimtar i Apostulit të Shenjtë Jakovit, i cili po ashtu e sakrifikoi veten për Krishtin e ringjallur” – tha Mitropoliti Amfilohije.
Patriarku Teofil tha në shkrimet e shenjta për Shën Jovan Vladimirin shkruhet se koka e tij u nda nga trupi, por Zoti bëri që “ edhe pse shpirti u nda nga trupi, mbeti bekimi i Shpirtit të Shenjtë. “ Dhe ai, ati ynë, na frymëzon dhe na thotë se Zoti është me ne dhe që është i pandashëm nga ne, edhe pse trupi iu flijua, sepse Zoti ka pushtet ndaj jetën dhe vdekjen dhe për mbretërinë e përjetshme” tha patriarku i Jeruzalemit.
Ai tha se përndekësit dhe vrasësit e tij e vranë për të vërtetën e Krishtit.
“ Por, Shën Jovan Vladimiri e mundi vdekjen në emër të Krishtit, kështu që Kisha e Shenjtë e Krishtit me sakrifikimin e tij u forcua. Kisha jonë me sakrificën e tij fitoi shumë bekime dhe shërime për ne besimtarët”- tha ai.
Pas kësaj Patriarku Teofil në shenjë të unitetit të Kishës i dhuroi Patriarkut Serb Irinej dhe Mitropolitit të Malit të Zi Amfilohije – ikonën e Nënës së Zotit.
“ Po iu dorëzoj këtë ikonë të Zojës së Jeruzalemit si shenjët të unitetit tonë dhe mbështetjes së Nënës së Zotit, e cila është dhe nëna e të gjitha Kishave” tha Patriarku Teofil.
Patriarku Irinej i dhuroi Mitropolitit për këtë Katedrale- ikonën e Shën Jovan Vladimirit.
Mitropoliti Amfilohije në fund të ceremonisë falenderoi të gjithë ata të cilën ndihmuan për ngritjen e Katedrales dhe tha se në Fronin e Shenjtë janë vendosur grimcat e ështrave të Shën Savës të Lumturuar dhe Shën Jovan Vladimirit.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k