Vigjiljet Krishtlindjeve në Shkodër

IMG_3851

Besimtarët ortodoksë dhe pjesëtarët e pakicës kombëtare Serbo-Malazeze festuan sot në Shkodër Vigjiljen e Krishlindjes me ndezjen e drurëve tradicionalë në oborrin e kishës së Shën Trinisë në Vrakë. Atyre në festim iu bashkuan dhe mi të shumtë dhe anëtarë të shoqatave tona të besimeve të tjera fetare.
Ceremonia u udhëheq nga prifti i Shkodrës Atë Nikolla Petani i cili begoi zjarrin dhe i uroi të pranishmëve festën me besimin se vlerat e ortodoksisë do të shenjojnë jetën e tyre të përditshme dhe iu uroi shëndet, gëzim dhe begati në familjet e tyre.
Shoqata fton të gjithë besimtarët që nesër në të njëjtin vend të marrin pjesë në Liturgjinë e Shenjtë të Krishtlindjeve duke filluar nga ora 10.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k